Daçiq: E përbuz secilin që vjen në Beograd dhe na thotë se Kosova është e pavarur

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se “Serbia mund të jetë një vend mik dhe vëlla për të gjithë në botë, por Serbia do të sillet ndaj të tjerëve ashtu si ata sillen ndaj Serbisë – dhe pikë!”

Shefi i diplomacisë serbe, në një tubim të partisë që drejton ai (SPS), sipas agjencisë BETA, ka thënë tha se e din që “nganjëherë duket se vepron ashpër dhe në mënyrë të pazakontë për një diplomat”, por tha se se “përbuz secilin që ka çfarëdo titulli dhe funksioni në botë dhe që njollos popullin serb, që pështyn mbi viktimat serbe, dhe që aktron se nuk e di se çfarë bëhet fjalë  dhe vjen në Beograd për të thënë se Kosova është shtet i pavarur”.

“E përbuzë dhe nuk e fsheh këtë. Ajo që ne duhet të bashkëpunojmë me ta nuk do të thotë se ne të gjithëve duhet t’u themi se kanë të drejtë,” tha Daçiq, përcjell Telegrafi.

Ministri serb i Punëve të Jashtme ka vlerësuar më tej se në javët e ardhshme, numri i shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës do të bjerë nën 100, dhe nuk do të jenë më pak se gjysma e numrit të shteteve anëtare të OKB-së.

“Ne do të luftojmë për Serbinë në BE, por jo me çdo çmim. Nëse dikush përcakton kushtet që ne duhet të pranojmë Kosovën e pavarur apo gjenocidni në Srebrenicë, apo çkado tjetër, por në të njëjtën kohë këto kushte i parashtrojnë ata që ishin vrarë Serbinë në luftën e parë botërore dhe ata që kanë formuar ‘NDH’ dhe krijuan kampet e përqendrimit për serbët, hebrenjtë dhe romët … Dhe tani ne duhet të themi se ne jemi një popull gjenocidial. Së pari, le t’i pranojnë krimet që kanë kryer ndaj popullit serb, pastaj lehtë mund të dakordohemi për gjithçka tjetër “, tha Daçiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button