Edhe Ministria e Ekologjisë ka blerë pajisje për përgjim

Edhe Ministria për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor muajin e kaluar përmes furnizim publik ka blerë qendër telefonike me mundësi për përgjimin e telefonatave, njofton TV21.

Tenderin në vlerë prej 1,7 milion denarëve e ka marrë Telekomi, si kompania me ofertë më të ulët.

Marrëveshja është lidhur më 6 nëntor të këtij viti, ndërsa qendra ka sistem të harduerit për përgjim dhe sistem të softuerit për kontroll. Tani për tani mbetet e paqartë se kush dhe pse është kërkuar që në qendrën e re telefonike të kësaj ministrie të ketë opsione për përgjim dhe incizim të bisedave lokale.

Para disa ditësh u bë e ditur se në Prokurorinë Publike janë incizuar dhe përgjuar 7 gjykatës, për çka MPB-ja hapi hetim.

Ndërkohë, analizë të detajuar të qendrës është kërkuar edhe në Ministrinë e Drejtësisë, nga ana e ministres Renata Deskoska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button