Çaji i gjelbër, ilaç për shumë sëmundje, këto janë përfitimet shëndetësore

Ky lloj I çajit përmban shumë veti shëruese dhe parandalon shumë sëmundjë të rrezikshme përfshirë këtu edhe kancerin, sumundjet e zemrës, sëmundjet e lëkurës etj.

Studime të ndryshme kanë vërtetuar 10 përfitimet e çajit të gjelbër, e ato janë:

1.Çaji i gjelbër përmban komponente bioaktive që përmirësojnë shëndetin

Çaji i gjelbër është më shumë se thjesht një lëng, shumë nga komponimet e bimëve në gjethet e çajit e bëjnë atë një pije që përmban sasi ushqyese, shumë të rëndësishmë për trupin e njeriur, përcjell ORAinfo.

Çaji është i pasur me polifenole që kanë efekte të dukshme në shërimin e inflamacioneve të ndryshme dhe që ndihmojnë në parandalimin dhe shërimin e kancerit.

Ky çaj ka edhe sasi të vogla të mineraleve që janë shumë të rëndësishme ër shëndetin.

2.Komponentet që e përbëjnë çajin e gjelbër mund të përmirësojnë funksionimin e trurit tuaj dhe ju bëjnë më të mençur.

Çaji i gjelbër ju bën të jeni aktivë dhe të jeni më të zgjuar. E përbërësi kryesor është kafeina, e cila është një nxitës i njohur.

Ajo çfarë bën kafeina në tru është të bllokojë një neurotransmetues frenues të quajtur Adenozinë. Në këtë mënyrë, ajo në fakt e rrit qitjen e neuroneve dhe përqendrimin e neurotransmetuesve si dopamine dhe norepinefrine.

Kafeina është studiuar intensivisht dhe vazhdimisht çon në përmirësimin e aspekteve të ndryshme të funksionit të trurit, duke përfshirë përmirësimin e humorit, vigjilencën, kohën e reagimit dhe kujtesën.

Shumë njerëz raportojnë se kanë energji më të qëndrueshme dhe janë shumë më produktive kur pijnë çaj të gjelbër, në krahasim me kafe.

3.Çaji i gjelbër ndikon në djegien e yndyrnave dhe në humbjen e peshës

çaji i gjelbër është në listën e ërbërësve që djegin yndyrën në trup.
Studime dhe ekserimente të shumta kanë dëshmuar se çaji i gjelbër djeg yndyrën e trupit, dhe kafeina që gjendet në të ndikon që trupi të ketë një performancë më të mirë fizike.

4.Antioksidantët që gjenden në çajin e gjelbër mund të ulin rrezikun nga disa lloje të kancerit

Kanceri është një sëmundje që krijohet nga rritja e akontrolluar e qelizave, dhe është një ndër sëmundjet më të rënda.

Çaji i gjelbër është një burim i shkëlqyeshëm i antioksidantëve të fuqishëm, kështu që ai mund të zvogëlojë rrezikun e disa lloje të kancerit si :

Kanceri i gjirit: Një meta-analizë e studimeve vëzhgimore zbuloi se gratë që pinë çaj të gjelbër kishin një rrezik 20-30ç më të ulët të zhvillimit të kancerit të gjirit, kanceri më i zakonshëm tek femrat.

Kanceri i prostatës: Një studim zbuloi se njerëzit që pinë çaj të gjelbër kishin një rrezik 48ç më të ulët të zhvillimit të kancerit të prostatës, që është kanceri më i zakonshëm tek meshkujt.

Kanceri i kolorekturës: Një analizë e 29 studimeve tregoi se ata që pijnë çaj të gjelbër kanë deri në 42ç më pak gjasa për të zhvilluar kancerin kolorektal.


5. Çaji i gjelbër ndikon në mos mplakjen e trurit, duke eleminuar kështu sëmundjet si Parkinsoni dhe Alzhemier

Komponentet që gjenden tek çaji i gjebër bëjnë që truri i njeriut të mos plaket dhe poashtu bën që të eliminohet rreziku nga sëmundjet si Parkinsoni dhe Alzhemier që janë dy prej sëmundjeve më të zkonshme të harresës.

Studimet e shumta tregojnë se komponimet e catechin në çajin e gjelbër mund të kenë efekte të ndryshme mbrojtëse ndaj neuroneve në tubat e testimit dhe modelet e kafshëve, potencialisht duke ulur rrezikun e Alzheimerit dhe Parkinsonit


6.çaji i gjelbër mund të eleminojë bakteriet, të përmirësojë shëndetin e dhëmbëve dhe të zvogëlojë rrezikun e infektimit

Disa studime tregojnë se komponentet e këtij çaji mund të çin bakteret dhe të pengojnë viruset si virusi i influencës, e duke ulur rrezikun e infeksioneve.

Streptococcus mutans është bakteri primar i dëmshëm në gojë. Kjo shkakton formimin e pllakave dhe është një kontribues kryesor në dëmtimet dhe prishjen e dhëmbëve.

Studimet tregojnë se ‘catechins’ që gjenden në çaj të gjelbër mund të pengojnë rritjen e bakerit, Streptococcus mutans.

Konsumi i çajit të gjelbër ndikon në mos krijimit të shtresave të kariesit në dhëmbë.

7. Çaji i gjelbër mund të ulë rrezikun e diabetit të tipit 2

Diabeti i tipit 2 është një sëmundje që ka arritur përmasa epidemike në dekadat e fundit dhe tani, rreth 400 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga kjo sëmundje.

Kjo sëmundje përfshin ngritjen e niveleve të sheqerit në gjak në kontekstin e rezistencës së insulinës ose paaftësinë për të prodhuar insulinë.

Studimet tregojnë se çaji i gjelbër mund të përmirësojë ndjeshmërinë e insulinës dhe të zvogëlojë nivelin e sheqerit në gjak.


8. Çaji i gjelbër mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare

Sëmundjet kardiovaskulare, duke përfshirë edhe sëmundjet e zemrës, janë disa prej sëmundjeve më të përhaura në botë

Studimet tregojnë se çaji i gjelbër mund të përmirësojë disa nga faktorët kryesorë të rrezikut nga këto sëmundje.
Kjo përfshin kolesterolin total, kolesterolin LDL dhe trigliceridet.

Çaji gjelbër gjithashtu rrit në mënyrë dramatike kapacitetin antioksidues të gjakut, i cili mbron grimcat e LDL nga oksidimi, e cila është një pjesë e rrugës drejt sëmundjeve të zemrës.

9. Çaji i gjelbër mund t’ju ndihmojë të humbni peshë dhe të ulni rrezikun e trashjes

Duke marrë parasysh që çaji i gjelbër mund të rrisë normën metabolike në afat të shkurtër, ka kuptim që ai mund t’ju ndihmojë edhe të humbni peshë.

Disa studime tregojnë se çaji i gjelbër çon në zvogëlimin e yndyrës trupore, veçanërisht në zonën e barkut.

10. Çaji jeshil mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Duke konsumuar çaj të gjelbër rreziqet për sëmundjet kardiovaskulare dhe të kancerit zvogëlohen dhe kjo bën edhe të jetojmë më gjatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button