Deskoska: Hungaria deri më tani nuk e ka refuzuar kërkesën për ekstradim, presim përgjigje

“Nuk kemi marrë ende asnjë përgjigje nga ministria kompetente e Hungarisë për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski”, deklaroi ministrja e Drejtësisë së Maqedonisë, Renata Deskoska duke u përgjigjur në pyetje gazetareske në lidhje me kërkesën për ekstradim, njofton Portalb.mk.

“Do të presim, nëse nuk marrim përgjigje në afatin ep araparë atëherë do të lëshojmë urgjencë, ato janë procedura standarde. Dua të theksoj se deri më tani Hungaria nuk ka refuzuar ekstradimin e asnjë personi. Ekstradimin e fundit e kemi pasur tani në këtë muaj dhe nuk kemi pasur kurrëfar vërejtje për kushtet në burgje, as për procedurat gjyqësor, ose se ekziston ndonjë rrezik në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Deskoska.

Ajo shtoi se shpreson se në pajtueshmëri me praktikat, Hungaria do të duhet të japë përgjigje edhe për këtë rast.

Megjithatë, autoritetet hungareze i kanë dhënë Gruevskit azil politik, ndërkaq në deklarime jo-zyrtare kanë thënë se nuk do të ekstradohet.

Ndryshe, së fundmi Gruevski nëpërmjet një letre të gjatë shpjegoi se si ka arritur të fitojë azil nga autoritetet hungareze. Më 13 nëntor, Gruevski  u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në HungariNjoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest.  Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

Gruevski, edhe pse s’ka pasur pasaportë ai në Hungari ka arritur nga Shqipëria, ku me ndihmën e diplomatëve hungarez ka kaluar në Mal të Zi, Serbi dhe në fund në shtetin me të cilin udhëheq konservatori dhe miku i tij, Viktor Orban.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button