Putin flet për takimet me Erdogan: Po tentojmë të zgjidhim situatën në Siri

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin,  tha se me presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan po përdorin çdo lloj të mundësive për dialog në drejtim të zgjidhjes së situatës në Siri, raporton Anadolu Agency.

Putin në konferencën për media pas Samitit të Liderëve G-20 në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, u përgjigj në një pyetje të gazetarëve lidhur me arsyen e takimeve të shpeshta me presidentin turk Erdogan.

“Po përdorim çdo lloj të mundësisë për t’u takuar dhe për të biseduar, përfshirë zgjidhjen e situatës në Siri.

Po flas për formimin e Komitetit kushtetues. Puna kërkon një durim shumë të ndjeshëm dhe të madh. Me të vërtetë po e realizojmë këtë. Po ecim me shumë kujdes”, tha Putin.

Gjatë diskutimit për çështjen e themelimit të Komitetit kushtetues të Sirisë, sipas Putin duhet të llogariten pozicionet dhe pikëpamjet e ndryshme. “Duhet të marrim në konsideratë edhe pozicionin e partnerëve tanë iranian. Për këtë arsye këto janë punë të vështira dhe në drejtime të ndryshme. Por, kjo përpjekje po vazhdon dhe padyshim se vazhdimi sjell nevojën e negociatave”, tha Putin.

Ai foli edhe në lidhje me gjendjen e fundit në Idlib. “Gjendja në Idlib na bën të shqetësohemi. Shohim se patnerët tanë turq atje nuk mund të jenë të suksesshëm plotësisht. E shohim se ata po përpiqen të krijojnë një rajon të çarmatosur. Shpresojmë se forcat tona speciale dhe ministrat e Mbrojtjes do ta zgjidhin sa më shpejtë këtë çështje”, tha presidenti rus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button