Makraduli: Në vitin 2018 është ulur numri i ditëve të ndotura

Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor, janki Makraduli, sot ka vizituar stacionin matës në Qendër, kumtojnë nga Qeveria e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Ai ka informuar se përpjekjet e Qeverisë, por edhe të të gjitha institucioneve tjera për zvogëlimi ne ndotjes së ajrit, tanimë po japin rezultate.

“Kujdesi për kualitetin e ajrit dhe të shëndetit të qytetarëve është i përbashkët. Të gjithë po thithim ajër të njëjtë dhe të gjithë e kemi nevojën e njëjtë që ajri të jetë i pastër pasi që shëndeti i qytetarëve është më e rëndësishme. Pastaj, ftoj në aksione të përbashkëta dhe të koordinuara, ftoj që çdokush ta jep kontributin e tij dhe të ketë përgjegjësi kolektive. Sa më pak ndotim aq më mirë është – sa më shumë pastrojnë aq më mirë është. Sa më shumë janë të përfshirë qytetarët dhe institucionet – do të kemi ajër më të pastër, nëpër tërë Shkupin dhe Maqedoninë”, theksoi Makraduli.

Ai shtoi se na pret aksioni i gjatë për menaxhim me ndotjen, gjegjësisht ndotësit.

“Do të jetë e nevojshme kohë që ta zgjidhim këtë gjendje, por duhet që ta kemi të qartë se të gjitha rezultatet do të jenë të dukshme nëse ngelemi të përkushtuar dhe bashkë në këtë aksion. Dua që t’i inkurajoj dhe për atë do të ndajë disa statistika nga stacionet matëse të cilat na tregojnë zhvillim të pjesërishëm dhe rezultate nga përpjekjet tona nga viti i kaluar. Kemi bërë krahasim me të dhënat nga tre vitet e kaluara, 2016,2017,2018 në periudhën 1 janar – 30 nëntor. Kemi vërejtur se në vitin 2018ekziston zvogëlim i numrit të ditëve të ndotura në periudhën e analizuar – bëhet fjalë për numër të ditëve në të cilat ndotja e ajrit tejkalon kufirin e lejuar prej 50 mikrogramë”, theksoi Makraduli.

Sipas tij, në vitin 2016 ka pasur 273 ditë me ajër të ndotur, në vitin 2017 – 115 ditë, ndërkaq në vitin 2018 ka pasur vetëm 105 ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button