Donald Trump paralajmëron një takim të dytë me Kim Jong-Un

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi se në muajin janar apo në shkurt mund të zhvillojë takim me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un.

Gjatë kthimit në Uashington nga Samiti i G20-së të mbajtur në Argjentinë, Trump në avion iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, ku sinjalizoi për një samit të dytë me liderin verikorean, transmeton Telegrafi.

Në lidhje me pyetjen se a mund të ketë një takim tjetër me Kim, Trump tha se “mendoj se në muajin janar apo shkurt do të zhvillojmë një takim dhe po flitet për tre vende por që aktualisht ende nuk është përcaktuar vendi”.

Trump për pyetjen e drejtuar nëse do të ftojë liderin verikorean në SHBA, Trump tha se “Në një pikë, po”.

Zyra presidenciale e Koresë së Jugut, ka pritur me kënaqësi deklaratat në fjalë të presidentit Trump, duke thënë se “shihet qartë” një samit i dytë në mes të Trumpit dhe të Kimit.

Trump dhe lideri verikorean më 12 qershor u takuan në Singapor. Pas këtij samiti u arrit një marrëveshje për pastrimin e Koresë së Veriut nga armët bërthamore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button