Gjykata e shfuqizoi paraburgimin për Mijallkovin në rastin “Target-Fortesa”, por sërish mbetet në paraburgim

Gjykata Penale e Shkupi i ka shqiptuar masë paraburgimi prej 30 ditëve për ish shefin e Policisë Sekrete, Sashho Mijallkov për lëndën e Prokurorisë Speciale “Perandoria”, por ia ka shfuqizuar për lëndën “Target-Fortesa”, për të cilin u dërgua në burgun e Shtukës, njofton Portalb.mk.

“Për sqarim të opinionin në lidhje me paraburgimin e S.M., me propozim të Prokurorisë Speciale, në lëndën e njohur “TargetFortesa”, paraprakisht që i është shqiptuar paraburgim personit S.M., tani i është shfuqizuar me vendim të Gjykatës, ndërkaq me propozim të Prokurorisë përkatëse e ka pranuar masën e paraburgimit për lëndën e njohur “Perandroia”.

Mijallkov tani më është në paraburgim në Shutkë pas masës që iu shqiptua nga gjykata me 20 nëntor, në kërkesë të PSP-së për rastin ‘Target-Fortesa’.

Hetimet për rastin ‘Perandoria’ janë kundër këtyre personave: Jordan Kamçev, Sasho Mijallkov, Nenad Josifoviq, Cevtan Pandeleski, Ratka Kunoska Kamçeva, Hristina Kamçeva Stojçeska, Zorica Arsovska, Liljana Gajdovska, Vlladisllav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vençe Mijalçev dhe Jovançe Taskovski për shkak të dyshimeve për vepra të kryera penale, për keqpërdorim të punës zyrtare, mashtrim, larje para dhe të tjera krime.

Deri më tani në paraburgim janë Jordan Kamçev, Nenad Josifoviq, Cevtan Pandeleski, Zorica Arsovska, Todor Mirçevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button