fbpx

Mos u besoni lajmeve që i fusin gjithë njerëzit në një thes, se ju manipulojnë!

Burimi: KriThink

Ky tekst shpërfaq si i jepet peshë një teksti artificialisht, duke u thirrur në një masë të gjërë njerëzish, edhe pse ndoshta gazetari nuk është munduar të intevistojë më shumë se tre persona. Lexues keni kujdes nga gjeneralizimet që i fusin në një grup “të gjithë nxënësit”, “të gjithë pensionistët” etj.

Shkruan: Ferikan Iljazi Arifi

Shpesh gjatë teksteve ditore informative por edhe ato analitike, hasim në një fenomen të shpeshtë që përdoret për ti dhënë më shumë peshë lajmit ose analizës së gazetarit. Autori di të përdorë terme të gjeneralizuara si “analistët thonë”, ndërsa ka në deklaratë vetëm dy analistë, ose thotë “nxënësit janë të tmerruar”, ndërsa ka një ose dy, ose asnjë nxënës në deklaratë që ia pohon këtë gjë, dhe kjo tashmë është shndërruar në një prakikë që “nuk vërehet shumë se është gabim”. Ky gjeneralizim arsyetohet me faktin se autori për shembull i ka marrë dy palë, ose ka marrë dy tre mendime, dhe kjo mjafton për tu thirrë në “të gjithë analistët”, “të gjithë nxënësit” ose ngjashëm.  Por në fakt standari në gazetari nuk e lejon një gjë të tillë pasi është manipulim klasik.

Nuk është e logjikshme të gjithë të kenë një mendim!

Kur një lexues i rëndomtë që nuk është shumë i njohur me stilin dhe standardin e të shkruarit lexon kësi gjeneralizime, ai fillon të besojë se vërtetë një kategori e tërë njerëzisht beson në të njëjtën gjë, edhe pse asnjë arsye e shëndoshë nuk do të besonte se për çfarëdo lloj çështjes në botë, ekziston unanimitet i plotë.

Foto: Screenshot

Në një tekst që e kemi recensuar më parë, duken pikërisht këto manipulime. Autori thirret në emrin e shikuesve, pa patur një metodë matjeje profesionale, dhe pa patur vlerësimin e “të gjithë qytetarëve”. Autori përdor kualifikimin, “Ziadin Sela tre herë më i fortë se Ali Ahmeti”, dhe këtë e bazon në disa të dhëna që i ka kapur nga trasmetimet e drejtpërdrejta të debateve televizive ku duket se sa njerëz e shikojnë debatin në atë moment. Por ajo që është gabim në këtë qasje është fakti se bazuar vetëm në disa shikues, mund të jenë qindra po nuk janë të gjithë, është krijuar një kualifikim gjeneral se qytetarët mendojnë se Ziadin Sela është më i fortë se Ali Ahmeti.

Gazetari nuk duhet të shtrembërojë fakte vetëm për të përcjellë në opinion një “të vërtetë” që ai mendon se është e tillë dhe këtë ta argumentojë me një kategori qytetarësh. Kështu që lexuesi duhet të ketë kujdes kur bëhen gjeneralizime të tilla pasi është e qartë se janë mjet manipulime dhe dhënie e peshës së tekstit.

Lexuesi ta ketë parasysh se kurrë nuk mund të thirremi në “të gjithë njerëzit”, por kualifikime duhet të jetë “shumica e nxënësve”, ose thjeshtë “një pjesë e nxënësve” që lexuesi ta ketë të qartë se ky menim është vetëm i disa personave me të cilët ka biseduar gazetari, e jo edhe me ato që ka supozuar se mendojnë njëlloj si shokët e tyre.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button