Lukarevska: Pagesa e tatimeve është duke u bërë në mënyrë të shkëlqyer, viti 2019 do të jetë vit ekonomik

Pagesa e tatimeve është e shkëlqyer, viti 2019 do të jetë vit ekonomik, kështu tha drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP), Sanja Lukarevska në intervistë për Radio Evropën e Lirë. Njeriu i parë i DAP-it beson se gjithçka është përgatitur për zvillim të papengesë të tatimit progresiv, që do të përfshijë 38.000 qytetarë të vendit. Lukarevska vlerëson se kjo reformë është e parashikuar dhe se do të kontriubojë për uljen e ekonomisë gri, transmeton Portalb.mk.

“Mund të them se pagesa si një punë bazë e Drejtorisë shkon në mënyrë të shkëlqyer. Qëllimi ynë është ta plotësojmë buxhetin dhe mendoj se këtë po e bëjmë në mënyrë të përkryer. Të dhënat që i kemi për këtë vit dhe i krahasojmë me vitin e kaluar, tregojnë se gjithkund ka tejkalim të planit dhe të pagesës dhe me këtë sërish konfirmohet fakti i ekipit ekonomik se vitin 2019 me garancë mund ta konsiderojmë për vit ekonomik. Në më shumë sektore ka lëvizje të caktuara”, tha Lukarevska në intervistë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button