Partitë deri më 5 dhjetor duhet të dalin me propozimet e tyre për pajtimin

Përveç për ngjarjet e 27 prillit, grupi punues mbi pajtimin e Grupit ndërparlamentar për pajtim, reforma dhe integrim do të jetë në punë të përhershme që të identifikojnë burime të tjera të konfliktit që prodhojnë kriza politike, përçarje dhe mosbesim duke përfshirë tifozët, konsensusin në zhvillimin të politikave qeveritare, LGBT, gjykime të montuara, reformat ligjore, gjuhën e urrejtjes, skandalin me materialet e përgjimit, bashkëpunimi në mes pushtetit lokal dhe qendror, Kodin Penal dhe forma të tjera të konfliktit, shkruan Nova Tv, përcjell Portalb.mk.

Këtë sot e tha kryetari i Grupit Punues për pajtimi, Zeqir Ramçilloviç në seancën  urgjente të këtij grupi, i cili informoi se kanë marr pjesë të gjithë anëtarët të cilët konfirmuan se me 5 dhjetor duhet të dalin me propozim deri tek trupi ndërparlamentar për reforma, integrime dhe pajtim.

“Kanë dalë shumë propozime të mira ku të gjithë në grupet parlamentare do t’i diskutojnë. Ajo që është e rëndësishme, ne kemi specifikuar drejtimet për të cilat po lëvizim, sepse ky vendim politik është i rëndësishëm. Ne të gjithë jemi në favor të miratimit të një zgjidhjeje ligjore që do të fillojë relaksimin e marrëdhënieve në shoqëri pa shkelur parimet e sundimit të ligjit. Ne mendojmë se është e domosdoshme që të gjitha institucionet të vendosin interesin shtetëror në momentin e dhënë dhe ne i bëjmë thirrje mediave që të angazhohen pozitivisht në këtë proces”, theksoi Ramçilloviç.

Ndërkaq sot pas paralajmërimit të tetë deputetëve të pavarur që do të votojnë të përmbajtur për amendamentet, në orën 14 është caktuar takim urgjent i trupit koordinues për falje dhe pajtim. Mbrëmë u organizua edhe takimi i dytë i këtij trupi koordinues, në të cilin mori pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev. Janë formuar tre nëngrupe të cilat deri të martën duhet të dalin me propozimet dhe zgjidhjet e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button