Kuvendi i Maqedonisë e votoi edhe amendamentin për ndryshimin e preambulës`

20:20 – Me 65 vota “për”, 18 “kundër” dhe 8 “të përmbajtur”, Kuvendi i Maqedonisë e ka konfirmuar draft-amendamentin 34 (XXXIV) për ndryshimet kushtetuese, sipas Marrëveshjes së Prespës për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Ky amendendament parasheh që: Në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë fjalët “Vendimet e ASNOM-it” të zëvendësohen me fjalët “Shpallja e seancës së parë të ASNOM deri te populli Maqedonas për mbajtjen e seancës së parë të ASNOM”, pas fjalës “viti” shtohen edhe fjalët “dhe Marrëveshja e Kornizë e Ohrit”, kurse fshihen fjalët “vendosën të”.

12:35 -Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në vazhdimin e seancës së 64, me 67 vota “për” dhe katër të “përmbajtura” dhe 23 “kundër” e miratoi draft amnedamentin e XXXIII të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

———————————————————————————————————————–

Amendamenti XXXII – parasheh që: Në Kushtetutë fjalët “Republika e Maqedonisë” të zëvendësohen me fjalët “Republika e Maqedonisë së Veriut”, kurse fjala “Maqedonia” të zëvendësohet me fjalën “Maqedonia Veriore”, përveç në Nenin 36.

Amendamenti XXXIV – parasheh që: Në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë fjalët “Vendimet e ASNOM-it” të zëvendësohen me fjalët “Shpallja e seancës së parë të ASNOM deri te populli Maqedonas për mbajtjen e seancës së parë të ASNOM”, pas fjalës “viti” shtohen edhe fjalët “dhe Marrëveshja e Kornizë e Ohrit”, kurse fshihen fjalët “vendosën të”.

Amendamenti XXXV – parasheh që: 1. Republika e respekton sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politika të shteteve fqinje, dhe 2. Me pikën 1 të këtij amendamenti plotësohet Neni 3.

Amendamenti XXXVI – parasheh që: 1. Republika e mbron, garanton dhe kujdeset për trashëgiminë kulturore dhe historike të popullit maqedonas.
2. Republika i mbron të drejtat dhe interesat e shtetasve të saj të cilët jetojnë dhe qëndrojnë në mërgim dhe i avancon lidhjet e tyre me atdheun.
3. Republika kujdeset për pjesëtarët e kombit maqedonas të cilët jetojnë në mërgatë.
4. Republika gjatë kësaj nuk do të përzihet në të drejtat sovrane të shteteve tjera dhe në punët e brendshme të tyre.
5. Me këtë amendament zëvendësohet Neni 49 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Siç thuhet në materialin e dorëzuar nga Qeveria e Maqedonisë, “qëllimi i këtyre ndryshimeve kushtetuese është implementimi i Marrëveshjes me Greqinë, e cila duhet të mundësojë integrim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO”.

Hyrja në fuqi e amendamenteve kushtetuese, do të nis me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të nënshkruara me rezolutën 817 (të vitit 1993) dhe 845 (të vitit 1933) në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për ndërprerjen e vlefshmërisë së Marrëveshjes së Përkohshme të vitit 1995 dhe për vendosjen e partneriteti strategjik të dy palëve dhe ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO nga Republika e Greqisë.

Si përfaqësues të Qeverisë do të jenë kryetari, Zoran Zaev, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.

Përndryshe, më 11 nëntor, në Komisionin për Çështje Kushtetuese përfundoi diskutimi dhe u dha dritë jeshile katër draft amendamentet kushtetuese të Maqedonisë.

Diskutimi, miratimi i draft amendamenteve në komisionin kuvendar dhe votimi i dytë, vjen pas fazës që rezultoi me hapjen e kushtetutës së Maqedonisë, më 19 tetor të 2018-s në Kuvendin e Maqedonisë, e cila u mundësua me votën “për” të 80 deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë, përfshirë edhe 8 deputetë të VMRO-DPMNE-së, të cilët pasi që u përjashtuan nga partia, në Kuvendin e Maqedonisë veprojnë në kuadër të grupit parlamentar të pavarur, për të cilin u formua Komision për Pajtim Nacional.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button