WSJ: Princi saudit urdhëroi vrasjen e Khashoggit

Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) pohon se princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, mund të ketë urdhëruar vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi përmes mesazheve që ai ia ka dërguar drejtuesit të skuadrës së ekzekutimit që realizoi krimin, shkroi gazeta Wall Street Journal, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Të paktën 11 mesazhe për këshilltarin e tij më të afërt, i cili mbikqyri ekipin që vrau gazetarin Jamal Khashoggi, në orët para dhe pas vdekjes së gazetarit në tetor”, tha gazeta, duke cituar një vlerësim të klasifikuar të CIA-s.

Siç theksohet, princi i kurorës i ka thënë rrethit të tij të ngushtë në muajin gusht që nëse nuk do ta kthenin Khashoggin, “ne mund ta joshim jashtë Arabisë Saudite”.

Khashoggi, gazetar saudit që punonte për gazetën The Washington Post, u vra pak pasi hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor.

Disa javë pasi thanë se ai ishte larguar nga konsullata, qeveria saudite më vonë e pranoi se ai ishte vrarë atje, duke hedhur fajin mbi një grup operativësh sauditë që, siç kanë deklaruar, kanë vepruar jashtë komandës.

Sipas dokumentit të CIA-s, mesazhet i janë dërguar Saud al-Qahtanit, i cili ishte ndihmësi më i lartë i princit të kurorës.

“Qahtani mbikëqyrte ekipin prej 15 personash që vrau Khashoggi dhe, gjatë të njëjtës periudhë, ishte gjithashtu në komunikim të drejtpërdrejtë me udhëheqësin e ekipit në Stamboll, thotë vlerësimi”, raportoi WSJ.

SHBA-të në nëntor vendosën sanksione ndaj 17 personave të lidhur me vrasjen e Khashoggit, duke përfshirë Qahtanin.

Në ditët në vijim, CIA arriti në përfundimin se vrasja e Khashoggit u urdhërua nga princi kurorës i Arabisë Saudite.

Duke hedhur poshtë raportet, presidenti amerikan Donald Trump, i cili është akuzuar për lidhje të ngushta me princin Mohammed bin Salman, ka thënë se princi saudit “mund të ketë pasur njohuri dhe mund të mos ketë pasur”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button