Një tërmet prej 6,5 ballë goditi Indonezinë

Një tërmet 6,5 ballë ka goditur Detin Maluku të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti Meteorologjik, Klimatik dhe Gjeofizik i Indonezisë (BMKG) njoftoi se epiqendra e tërmetit është në ujërat jugore të ishullit lindor të vendit, Maluku, në një thellësi prej 162 kilometra. Deri më tani nuk është dhënë alarm për cunami.

Kujtojmë se nga tërmeti 7,5 ballë dhe cunami në ishullin Sulawesi të Indonezisë, i cili ndodhi më 28 shtator, kishin humbur jetën mbi 2000 persona, ndërsa rreth 1500 konsiderohen të humbur.

Indonezia shtrihet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ku tërmetet dhe shpërthimet vullkanike janë të shpeshta.

Më 26 dhjetor të vitit 2004, Indonezia u godit nga një tërmet tejet i fuqishëm prej 9,1 ballë, i cili u pasua nga cunami, si pasojë e të cilit humbën jetën 230 mijë persona në një territor që përfshiu edhe shtete të tjera të rajonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button