Amsterdami është ndriçuar nga instalacionet e Festivalit të Dritës

Edhe këtë vit, banorët e Amsterdamit, por edhe turistët të cilët do të rastisin në metropolin e Holandës, do të kenë mundësi të kënaqen me instalacionet artistike nga dritat në kuadër të edicionit të shtatë të Festivalit të Dritës në Amsterdam, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për një event ku artistë, dizajnerë dhe arkitektë vendor dhe ndërkombëtarë, të përzgjedhur nga juria, krijojnë vepra të shkëlqyera artistike për të ndriçuar qytetin, dhe i njëjti këtë vit mbahet mes datave 29 nëntor dhe 20 janar 2019.

Njëzet e nëntë veprat e artit ndriçues “ekspozohen”, nga ora 17:00 deri në orën 23:00, dhe të njëjtat mund të shihen përmes lundrimit me barkë nëpër kanalet e qytetit, përmes vozitjes me biçikletë ose duke ecur në këmbë.

Këtë vit artistët u sfiduan me temën “mediumi është mesazhi”, që është një thënie e shkencëtarit të medias Marshall McLuhan.

Mysafiri i nderit i këtij edicioni, Jeroen Henneman ka projektuar instalacionin “dy llambat”, por edhe versionin më të vogël, “një llambë”. Për herë të parë këtë vit, vizitorët mund të votojnë për veprat e tyre të preferuara, ndërsa çmimi i publikut do të ndahet në fundjavën e fundit të festivalit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button