“Ferrari 488 Pista” u shpall super-automobil i vitit

Revista e automobilave “BBC Top Gear” ka shpallur automobilin “Ferrari 488 Pista”, super-automobil të vitit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin që e publikoi kompania e automobilave “Ferrari”, thuhet se modelit “488 Pista”, nga ana e revistës kryesuese botërore “BBC Top Gear” i është ndarë çmimi “super-automobil i vitit”. Së bashku me këtë çmim “Ferrari” fitoi çmimin e 16-të të ndarë nga “BBC Top Gear”.

“Ferrari 488 Pista”, me veçoritë dhe fuqinë e saj prej 710 kuajve arriti të korrë sukses të madh, duke marrë mbështetjen e të gjithë anëtarëve të komisionit të jurisë.

Modeli “Ferrari 488 Pista” nga kompania e automobilave “Ferrari”, që fitoi lëvdata nga juria e “BBC Top Gear”, edhe njëherë konfirmoi superioritetin e saj, duke fituar çmimin e katërt ndërkombëtar këtë vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button