Janë arrestuar 63 persona gjatë protestave në Paris

Policia e Parisit konfirmoi se të paktën 63 persona janë arrestuar në përleshjet e dhunshme midis protestuesve dhe policisë në demonstratat gjithëkombëtare kundër taksave në rritje dhe politikave të presidentit Emmanuel Macron, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtpërdrejtë: Protesta e “jelekëve të verdhë” në Paris
Zëdhënësja e policisë së Parisit, Johanna Primevert, u shpreh për median franceze BFM TV se 10 policë janë lënduar lehtë.

“Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e presidentit Macron”
Ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner, shkroi në Twitter se “1.500 ngatërrestarë ” janë rreth Champs-Elysees dhe pranë monumentit të Arc de Triomphe.

Ndërkohë, qindra protestues paqësorë ishin të pranishëm në një rrugë të famshme brenda një perimetri të siguruar nga policia përmes kontrolleve të identifikimit dhe inspektimeve të qeseve.

Policia franceze ka gjuajtur gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë një grup të madh protestuesish “të veshur me jelekë të verdhë”, të mbledhur para Arc de Triomphe.

Rreth 84 për qind e francezëve mbështesin “Jelekët e Verdhë”

Që prej disa kohësh ndaj Macron janë bërë kritika se që kur ka marrë detyrën e deri tani ai me reformat që ka ndërmarrë ka bërë edhe më të pasur të pasurit dhe se ka vështirësuar jetën e njerëzve me të ardhura të mesme dhe të ulëta.

Sipas një anketimi të bërë në Francë rreth 84 për qind e francezëve mbështesin “Jelekët e Verdhë”, dhe gjithashtu theksohet se shumica e protestuesve vijnë nga grupi me të ardhura të mesme.

Në Francë, çmimet e naftës janë rritur me më shumë se 20 për qind në vitin e fundit.

Për shkak të protestave të cilat priten të vazhdojnë edhe për një kohë në vend, janë dëmtuar shumë biznese deri tani në rrugët e famshme të Parisit si dhe janë bllokuar hyrjet dhe daljet e shumë depove të naftës.

Gjithashtu për shkak të protestave më 24 nëntor, Kulla Eiffel u mbyll për vizitorët, si dhe ka tërhequr vëmendjen ndërhyrja e ashpër e policisë ndaj protestuesve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button