Maqedoni, investimet e huaja janë zvogëluar për 11.5 milionë euro

Banka Popullore sot ka njoftuar se investimet e huaja direkte për nëntë muaj të këtij viti janë 315.5 milionë euro. Për këtë tremujor investimet e huaja janë zvogëluar për 11.5 milionë euro.

Sipas të dhënave të Bankës Popullore për tremujorin e tretë tregojnë se në korrik të hyrat nga kapitali i huaj kanë qenë 4.2 milionë euro, në gusht 22.7 milionë, ndërsa në shtator janë shënuar dalje e kapitalit të huaj në vlerë prej 31.3 milionë euro.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur të hyrat nga kapitali i huaj për nëntë muaj ishin vetëm 13.7 milionë euro, investimet e huaja janë rritur për 23 herë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button