Tetë deputetët e pavarur do të votojnë të përmbajtur për ndryshimet kushtetuese

Tetë deputetët nga grupi parlamentar i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE dhe Koalicionit, do të votojnë të përmbajtur për tre amendamentet në seancën e sotme për draft tekstin e amendamenteve të Kushtetutës. Ata thonë se përkrahja e tyre ka qenë e lidhur me procesin për faljes që është premtuar nga kryeministri Zoran Zaev.

Opozita në fillim kërkoi që të tërhiqet pika nga rendi i ditës për shkak se propozimi sipas koordinatorit të grupit parlamentar Nikolla Micevski është antikushtetues, kurse referendumi ishte i pasuksesshëm. Propozimi për partinë opozitare me 61 vota kundër, nuk u pranua nga shumica parlamentare.

Seanca plenare mund të vazhdojë 12 ditë, për shkak se për secilin amendament është paraparë debat për tre ditë. Në këtë fazë janë të nevojshme 61 vota. Megjithatë sipas parashikueshmërisë së kryetarit të Kuvendit, seancat do të përfundojnë shumë më shpejtë.

Ndërkaq katër propozim amendamentet e Kushtetutës së Maqedonisë, të cilët paraprakisht morën dritë jeshile nga Komisioni për Çështje Kushtetuese dhe Komisionin Juridik – ligjvënës, sot, më 1 dhjetor diskutiohen në seancë plenare, transmeton Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button