fbpx

Përse kruhet lëkura?

Kruajtja e lëkurës është një ndjenjë e pakëndshme, irrituese për shkak të së cilës keni nevojë të kruheni. Duket e thjeshtë – kur keni nevojë, kruheni. Por kruajtja e lëkurës – pruritus, mund të ketë një shumëllojshmëri të shkaktarësh, transmeton Panacea.mk.


Lëkurë e thatë

Lëkura shpesh është e thatë gjatë ditëve të ftohta dhe të dimrit, por shfaqet edhe gjatë temperaturave të larta. Lëkura duhet të hidratohet më shpesh, me qëllim që të parandalohet kruajtja. Kjo ndjenjë kryesisht shfaqet tek këmbët, duart dhe stomaku, por largohet shumë shpejtë me ndryshimin e mënyrës së jetesës.

Dermatiti

Shkaktarët kryesore të dermatit janë komponimet që shkaktojnë irritim dhe alergji. Dermatiti paraqitet si rezultat i kontaktit me alergen, për shembull: detergjenti i rrobave, sapuni, kozmetika dhe aromat sintetike. Mund të duket si skuqje ose djegie, dhe kryesisht është i pranishëm tek duart. Kruajtja mund të jetë shumë e fortë, kështu që lëkura bëhet e kuqe dhe e inflamuar, por nganjëherë mund edhe të djeg. Në këtë rast, vizitoni mjekun.

Alergjitë

Alergjia gjithashtu është shkak i zakonshëm i kruajtjes së lëkurës. Mund të ndjeni kruajtje në të gjitha pjesët e trupit, domethënë në atë në të cilën do të ndodh reaksioni alergjik. Alergjia nga qimet e maces kryesisht shkakton kruajtje në fytyrë, qafë dhe pjesën e sipërme të gjoksit, ndërsa alergjia nga qeni ndodh pas përkëdheljes, por më shpesh pas kontaktit me pështymën e qenit. Skuqja mund të shfaqet kudo në trup. Intoleranca e ndonjë lloji të caktuar të ushqimit shkakton reaksion të kruajtjes, kryesisht në hundë, domethënë inflamohen sinuset, domethënë kruhen dhe dhembin. Të gjitha reaksionet alergjike shkaktojnë kruajtje, përveç atyre të qumështit, diellit dhe bimëve.

Psoriaza

Psoriaza është çrregullim i lëkurës, i cili shkakton zhvillimin e shpejtë të qelizave në sipërfaqen e lëkurës. Lëkura bëhet e trashë, ndërsa simptomat janë kruajtje, thatësi dhe njolla të kuqe. Nuk ekziston një trajtim adekuat për këtë sëmundje, por zbulimi i hershëm mund t’i lejojë pacientit që t’i nënshtrohet trajtimeve që ndalojnë rritjen e qelizave të lëkurës dhe të sjell lehtësim.

Barnat

Reaksioni ndaj disa barnave, si antibiotikët, mund të rezultojë me skuqje të lëkurës dhe kruajtje në pjesë të mëdha të trupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button