Zaev: Përveç telefonave në Prokurori, janë përgjuar edhe telefonat në Gjykatën Penale

Përveç numrave fiks të Prokurorisë, në të njëjtën mënyrë janë përgjuar edhe telefonat në ndërtesën e Gjykatës Themelore Shkupi 1”, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

“Unë jam i informuar që nga momenti kur ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski është i informuar për hetimin, i cili ka filluar në pranverë. Atë saktë do ta tregojë prokurori kompetent i cili e udhëheq hetimin. Bëhet fjalë për sistem të vendosur në qendrën për komunikim të brendshëm në Prokurori Publike. Sistem i njëjtë është vendosur edhe në Gjykatën Themelore Shkupi 1 Shkup. I inkurajoj organet që të hetojnë se kush dhe pse i ka vendosur. Unë besoj se tani i kanë të gjitha gjetjet”, tha kryeministri Zaev në lidhje me skandalin për të cilin kryeprokurori Lubomir Joveski deklaroi se kanë zbuluar në objekt sistem me të cilin janë përguar bisedat e tyre të telefonëve fiks.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button