Putin: Tërheqja e SHBA-ve nga Traktati INF mund të shkaktojë garë armësh

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se tërheqja e SHBA-ve nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF) mund të shkaktojë “një garë të pakontrolluar të armëve”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në Samitin e vendeve të G20-tës në Buenos Aires të Argjentinës, Putin tha se “Tërheqja nga Traktati INF krijon rrezik të një gare të pakontrolluar të armëve”.

Lidhur me marrëveshjen bërthamore me Iranin, presidenti rus u bëri thirrje SHBA-ve të “parandalojnë një raund të ri të tensioneve mbi programin bërthamor të Iranit”.

Traktati INF u nënshkrua në vitin 1987 nga Sekretari i Përgjithshëm Sovjetik, Mikhail Gorbachev, dhe presidentit amerikan i asaj kohe, Ronald Reagan.

Më 21 tetor, presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi qëllimet e tij për t’u tërhequr nga traktati.

Seanca e parë e Samitit G20 do të përqendrohet në vlerat njerëzore, ekonominë globale, të ardhmen e jetës së biznesit dhe fuqizimin e grave.

Seanca e dytë do të mbulojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe klimën, ndërsa në seancën e tretë do të diskutohet infrastruktura, energjia dhe e ardhmja e ushqimit të qëndrueshëm.

Një deklaratë e përbashkët pritet të publikohet në fund të samitit, ditën e nesërme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button