Në Maqedoni nuk janë krijuar kushte për operator të tretë telefonik

Gjatë kohës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (dhjetor 2016) LSDM premtoi se për gjashtë muaj pas zgjedhjes së Qeverisë do të krijojë kushte për operator telefonik të tretë, por këtë premtim nuk e përmbushi as edhe pas një viti që nga ardhja në qeveri, shrkuan Vërtetëmatësi.

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë Damjan Maçevski në fillim të vitit, gjegjësisht me 23 shkurt (2018) njoftoi se po bëhen hapat e nevojshëm për ardhjen e rrjetës së tretë të operatorit mobil në treg. Ai informoi se janë të nevojshme një sërë masash dhe ndryshimesh në disa akte nënligjore që të mund të realizohet huazimi i infrastrukturave shtetërore për kompanitë private.

Shteti nuk di se çfarë ka dhe është e nevojshme të shohim se çfarë infrastrukture posedojmë që të mund atë të jua ofrojmë investitorëve potencial. Tani ekzistojnë kufizime ligjore në mundësitë që mund infrastruktura shtetërore të ofrohet për kompanitë private. Po ashtu ka infrastrukturë të ndërtuar nga kompani private, e cila mund të jepet. Qëllimi është, që investitorëve potencial të ju prezantohemi, se , gjendja në shtet nuk është ashtu siç tregon ligji, por se ka një infrastrukturë ekzistuese e cila mund të shfrytëzohet. Ashti siç është e prezantuar në ligj, nuk jemi tërheqës për to sepse duhet të investohen shuma milionëshe, dhe të mund t’i kthejnë për 12 vite, sqaroi Mançevski

Gjatë kësaj ministri theksoi se procesi do të zgjat, dhe se tani është në vet fillim, dhe sipas njoftimeve do të udhëhiqet në mënyrë të centralizuar nga ana e Këshillit TIK. Parashikimet thonë se do të kryhet për dy vite.

Në ndërkohë as në mediume, as në ueb-faqen e Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe Agjencia për komunikime elektronike nuk ka të publikuar informacion se procesi i përgatitjes së kushteve për operator të tretë mobil është kah fundi, as se, është publikuar tender për zgjedhjen e operatorit të tretë celularë.

Sipas asaj që deklaroi ministri në fillim të vitit, se procesi është në vet fillim dhe do të zgjat më së paku dy vite, mund të përfundohet se ky vendim i LSDM nuk është realizuar, jo vetëm në periudhën prej gjashtë muajsh siç është dhënë afati, por as edhe pas një viti të zgjedhjes së Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button