OEMVP ka prezantuar platformën para delegacionit nga VMRO-DPMNE

Kryetari i Odës Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, Nebi Hoxha, sot ka realizuar takim me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoskin në lidhje me zhvillimet e fundit ekonomike në vend, thuhet në njoftimin për media nga OEMVP.

“Në këtë takim OEMVP-ja ka prezantuar edhe platformën e saj, nëpërmjet të cilës mund të arrihet deri tek një zhvillim ekonomik më i volitshëm. U diskutua edhe për shkëmbimin e ideve të shumta për bashkëpunim, gjë e cila është synim kolektiv për arritjen e mirëqenies e cila do të ndikojë deri në krijimin e sukseseve të përbashkëta. Fryma e mirëqenies në një vend ndryshohet vetëm me komunikim të ndërsjellë.

U fol edhe për zhvillimet e fundit ekonomike në vend, gjë e cila më së shumti tangon sektorin e biznesit. Gjithmonë duhet të shihen mundësi të shumta nëpërmjet të cilave do të ketë përfitim për të gjitha palët.

OEMVP gjithmonë qëndron e hapur për bashkëpunime me të gjitha subjektet dhe institucionet e ndryshme në mënyrë që të gjitha synimet të përputhen në fushën e përmirësimit të ekonomisë në shoqërinë tonë, e cila mund të arrihet vetëm me bashkëbisedim dhe organizimin e takimeve të njëpasnjëshme që do të kontribuojnë kah krijimi i kushteve më të volitshme për përmirësim”, thonë nga OEMVP.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button