Shqipëria me numër më të madh të të prekurve nga HIV në rajon

Në bazë të të dhënave të mbledhura në vend, sipas Institutit të Shëndetit Publik të Republikës së Shqipërisë (ISHP), deri në fund të vitit 2017 janë regjistruar 1.104 raste të raportuara me infeksionin HIV në Shqipëri, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky numër përfaqëson rastet e diagnostikuara, ndërkohë sipas këtij institucioni projeksionet vlerësojnë se numri i personave që jetojnë me HIV/SIDA në Shqipëri të jetë 1.500.

Në vitin 2017 numri i rasteve të diagnostikuar me infeksionin HIV është 94. Sa i përket shpërndarjes së rasteve në total me HIV sipas gjinisë 792 raste janë meshkuj dhe 312 raste janë femra të prekur me infeksionin HIV.

Shqipëria i është bashkuar Javës Evropiane të Testimit për Hepatit dhe HIV (23-30 nëntor), që synon ndërgjegjësimin për testimin, parandalimin dhe trajtimin e hershëm të HIV-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button