Nga 1 janari fillon plani trevjeçar për zëvendësimin e filtrave elektrostatik të KEX Manastiri

Zëvendësministri i mjedisit jetësor, Jani Makraduli, sot në ditën e hapur në fabrikën e çimentos USJE informoi se në dhjetor do të përfundojë procesi i trajtimit të hirit në KEX Manastir dhe se kjo çështje do të zgjidhet për herë të parë pas 10 vitesh.

“MZT Inzhinering ” është kompania që e fitoi tenderin, tenderi ishte me vlerë 22 milionë denarë, filloi në gusht dhe përfundon në dhjetor. Imazhet e këqija dhe të shëmtuara, ku e shihnim pluhurin që përhapej nëpër sipërfaqet bujqësore në Mogillë dhe Novaci, nuk do të ndodhin më”. u përgjigj Makraduli pyetjes së një gazetari në lidhje me ndotjen nga KEX Manastir.

Ai shtoi se që nga 1 janari fillon plani trevjeçar për zëvendësimin e filtrave elektrostatikë që nuk janë zëvendësuar që nga viti 1980. Pritjet janë që, shkarkimet e substancave të dëmshme do të reduktohen nga 100 në 20 siç përshkruhet në harmonizimin në Planin operativ.

“Për fat të keq, në vitin 2014, detyrimi për harmonim me Planin operativ u përmbush nga kompanitë e investuesve të huaj. Këtë e kanë bërë Fabrika e çimentos USJE, Makstil, por nuk ia dolën Jugohromi, KEX Manastiri, e këto janë kompani shtetërore. Prandaj fillojnë negociata për harmonizimin e Planit operativ, në të cilën të gjitha këto detyrime, sa miligram duhet të ketë emetime, si të trajtohet pluhuri do të jenë pjesë e një sistemi që tashmë është vendosur në KEX Manastir dhe i cili po punohet. Aktiviteti i tretë që është shumë i madh në KEX Manastir është mbjellja e 20.000 drunjve të akacies, ndërsa do të mbillen gjithsej 50.000”, shtoi Makraduli.

Ai vuri në dukje se “për fat të keq, dikush në të kaluarën mori një kredi prej 50 milionë euro për të sjellë ujë të ngrohtë nga KEX-it deri në hyrje të Manastirit, pa menduar fare, që kur të vini te hyrja, nuk do të keni çfarë t’i bëni gypit.”

“Në vend se ajo kredi të përdorej ose në të kundërtën në vend se me ato 50 milionë eurove, të bliheshin nga dy invertorë për çdo shtëpi individuale dhe të zgjidhin ndotjen në Manastir. Në Shkup kjo do të kushtonte 47 milionë euro “, shtoi Makraduli, duke sqaruar se procesi i de-sulfurizimit në KEX do të vazhdojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button