Dimitrov: 2018-ta vit kyç për rajonin në kontekstin e integrimit evropian

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, i cili dje mori pjesë në takimin e kryediplomatëve të Ballkanit Perëndimor në Budvë, ka deklaruar se 2018-ta është viti kyç në kontekstin e integrimit evropian dhe ka theksuar bashkëpunimin rajonal si përgjigje më të përshtatshme për momentet aktuale sensitive të Bashkimit Evropian (BE), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në këtë takim të nivelit të lartë të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi, u shkëmbyen mendime mbi gjendjen në procesin e integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor, progresit dhe perspektivave, si dhe përmbushjes së obligimeve nga Procesi i Berlinit që del nga përfundimet e samitit në Londër në vitin 2018 në drejtim të përgatitjes dhe organizimit të Samitit të Procesit, pritës i së cilës vitin e ardhshëm do të jetë Polonia.

Siç njofton Ministria e Jashtme e Maqedonisë, kryediplomati Dimitrov theksoi vitin 2018 si një vit kyç për rajonin në kontekstin e integrimit evropian dhe iu referua rëndësisë së bashkëpunimit rajonal, si përgjigje më e përshtatshme për momentet aktuale të ndjeshme të BE-së.

Shefi i diplomacisë maqedonase theksoi se vitet e fundit janë treguesi më i mirë se rritja e besimit të ndërsjellë, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi i zgjeruar ekonomik rezultoi me lidhje më të madhe të rajonit dhe krijoi përshtypje të mirë.“Në këtë proces, ne si rajon duhet të jemi të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë për të patur sukses. Ne po ashtu duhet të marrin përgjegjësi për të tashmen tonë, por edhe për të ardhmen tonë. Ajo që ne jemi nevojë të përbashkët është konkurrenca e reformave pozitive. Kemi mundësi të arrijmë pjekuri dhe ajo mundësi duhet shfrytëzuar”, theksoi Dimitrov.

Ndër të tjera, Dimitrov iu referua fokusit të rritur në temën e çështjeve të hapura bilaterale dhe kontributin e veçantë që mund të japë pala maqedonase, përmes transmetimit të mësimeve të nxjerra nga zgjidhjet bilaterale me Bullgarinë dhe Greqinë.

Dimitrov po ashtu theksoi rëndësinë e samitit për rajonin dhe mesazhin politik që ajo dërgon në procesin e zgjerimit të BE-së, si dhe njoftoi angazhimin e vazhdueshëm aktiv të palës maqedonase në përgatitjen e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button