Rritja më e ngadalshme e standardit jetësor në Maqedoni dhe Serbi

Në pesë vitet e kaluara, duke e përfshirë edhe këtë vit, në Evropën Juglindore dhe Qendrore rritja më e ngadalshme e standardit të qytetarëve është shënuar në Maqedoni dhe Serbi, shkruan e gazeta serbe “Danas”.

Sipas të dhënave nga Pasqyra ekonomike botërore e FMN-së, në atë periudhë Bruto Prodhimi i Vendit (BPV) për banor i matur përmes paritetit të fuqisë blerëse, në Maqedoni është rritur për 15,2 përqind, në Serbi për 19,2 përqind, kurse në të gjitha vendet tjera të Evropës Juglindore dhe Qendrore rritja ka qenë më tepër se 20 përqind.

Sipas normave të rritjes së standardit të qytetarëve paraprin Rumania me rritje të BPV-së për 31 përqind në pesë vitet e kaluara dhe për 46,5 përqind në shtatë vitet e fundit.

Rritja e të gjitha vendeve tjera përveç Rumanisë, Maqedonisë dhe Serbisë ka qenë ndërmjet 22 dhe 24 përqind në pesë vitet e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button