Infektimi me virusin HIV në Maqedoni: Nga 41 rastet e reja, të gjithë janë meshkuj

Në Maqedoni, gjatë vitit 2018 janë regjistruara 41 raste të infektimit nga virusi HIV, kurse 3 raste janë me pasoja vdekje. Alarmante është situata që të 41 rastet janë të gjinisë mashkullore, 80 për qind e të cilëve janë të moshës 20-39 vjeçare. I infektuari më i ri është i moshës 21-vjeçare, kurse më i moshuari është i moshës 51-vjeçare, u tha sot në Shkup, me rastin e Ditës Botërore të Luftës Kundër Virusit HIV, transmeton Portalb.mk.

Drejtori i Institutit për Shëndet Publik, Vlladimir Mikiq njoftoi se nga viti 1987, e deri më sot janë regjistruar 400 raste të të infektuarve me virusin HIV.

“Nga viti 1987, deri më sot në Maqedoni janë regjistruar 400 raste të të infektuarve me virusin HIV, kur 339 prej tyre janë të gjinisë mashkullore, e kurse 14 të gjinisë femërore, kurse janë diagnostikuar 99 raste të vdekjes”, tha Mikiq.

Siç njoftoi më tej Mikiq, 53 për qind e rasteve infektuese kanë ardhur si pasojë e marrëdhënieve seksuale mashkull – mashkull, e kurse 38 për qind e infektimeve nga marrëdhëniet seksuale mashkull – femër.

Ai shtoi se në 17 vitet e fundit rastet e vdekjeve si pasojë e infektimit me virusin HIV ka shënuar rënie, edhe pse ka trend të rritjes së denoncimit të rasteve.

Ndërkaq drejtoresha e Klinikës së Sëmundjeve Infektive, Milena Stevanoviq tha se trajtimi kundër virusit HIV siguron shëndet cilësor dhe parandalim të shpërndarjes së infektimit.

Nga ana tjetër, është duke u zbatuar Programi për preventivë ndaj virusit HIV, i cili nga ky vit realizohet me mbështetje financiare të Qeverisë së Maqedonisë në vlerë prej 90 milionë denarë.

Me programin mundësohet që 3350 individë të kenë testim falas, e kurse 787 të kenë trajtim falas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button