Fushata misterioze, që bashkoi Zidane me Messin, Neymar me Beckham etj (foto)

Fotot e publikuara, ku shfaqen bashkë Leo Messi, ylli i Barcelonës, dhe Zinedine Zidane, ish-trajneri i Real Madridit, kanë shkaktuar tronditje në rrjetet sociale. Dukej e pabesueshme që ata të dy të shfaqeshin së bashku në një fotografi, në këtë moment. Por, Messi dhe Zidane janë bashkuar për të promovuar një fushatë krejtësisht misterioze dhe enigmatike, që ka pasur fuqinë të thërrasë yjet e mëdha të futbollit botëror.

Nën moton “Otro”, kjo nismë ka parë të përfshirë edhe përfaqësues të tjerë të Barcelonës, si sulmuesin uruguajan, Luis Suarez, apo lojtaret e ekipit katalanas të femrave, Lieke Martens dhe Tony Duggan. Nuk mungojnë as legjendat e tjera të futbollit botëror, si Davic Beckham apo Eric Cantona. Po kështu, yje të tjerë, si kolumbiani James Rodriguez, braziliani Neymar, apo ylli i ri i Juventusit, Paulo Dybala, transmeton Telesport.al.

Një pikëtakim mes lojtarësh, disa në “pension”, të cilët janë bashkuar rreth këtij projekti enigmatik reklamues, që do të dalë në dritë të hënën e 3 dhjetorit, datë që përkon me dhënien e “Topit të Artë” për vitin 2018, edhe pse duket se nuk ka shumë të bëjë me organizimin e këtij eventi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button