Ministri i Kulturës, Asaf Ademi i pranoi kërkesat e Sindikatës për nivelizimin e pagave

Ministria e Kulturës është përgjigjur pozitivisht në kërkesën e djeshme të Sindikatës për Kulturë në Republikën e Maqedonisë (SKRM), “për nivelizimin e pagave të punonjësve kulturor në të gjitha institucionet kulturore”, dhe ka premtuar se ajo do të fillojë të realizohet pasi që Kuvendi i Maqedonisë t’i miratojë ligjin e ri për kulturë dhe ligjin për administratorë, transmeton Portalb.mk.

“Ministri i Kulturës Ademi mbështet nismën SKRM-së, e cila përmes një amendamenti të paraqitur nga përfaqësuesit në Kuvendin e RM-së kërkon që mjetet për nivelizimin e pagave të votohen dhe të inkorporohen në buxhetin për vitin 2019”, tha sot në konferencë për media, ministri i Kulturës, Asaf Ademi.

Sipas ministrit Ademi, që të arrihet kjo, duhet të miratohet ligji i ri për kulturën, me miratimin e të cilit në Kuvendin e RM-së dhe pas miratimit të ligjit të ri për administratën publike, do të krijohen kushtet për nënshkrimin e Marrëveshjes Kolektive në kulturë.

Ai edhe njëherë përsëriti se mjetet e nevojshme për zbatimin e kësaj marrëveshje do të sigurohen në mënyrë plotësuese pas analizave të kryera nga shërbimet profesionale të Ministrisë së Kulturës dhe të përfaqësuesve të sindikatës reprezentative.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button