Ndryshimet kushtetuese, kryeparlamentari Xhaferi nuk pret senzacionalizëm nga VMRO-ja

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi thotë nuk pret senzacionalizëm nga partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE-ja dhe se faza e dytë e ndryshimeve kushtetuese që do të nis nesër, do të përfundojë më 18 dhjetor, transmeton Portalb.mk.

“Dita e nesërme do të japë pasqyrë të qartë për atë se sa do të zgjat debati në seancë plenare. Duke e pasur parasysh se opozita ka marrë pjesë në komisione, nuk pres senzacionalizëm në seancë”, tha Xhaferi në takimin joformal me gazetarët.

LEXO: Maqedoni, ndryshimet kushtetuese nesër në seancë plenare

Katër propozim amendamentet e Kushtetutës së Maqedonisë, të cilët paraprakisht morën dritë jeshile nga Komisioni për Çështje Kushtetuese dhe Komisionin Juridik – ligjvënës, nesër, më 1 dhjetor do të jenë në seancë plenar.

Çfarë na pret?

Me seancën e 1 dhjetorit, hymë në fazën e votimit të dytë, ku janë të nevojshme 61 vota “për” të deputetëve për konfirmim të secilit propozim amendamenti. Pas kësaj, sërish caktohet seancë për ndryshim të Kushtetutës, dhe për miratim janë të nevojshme 2/3 e votave “për” të deputetëve. Tërë kjo duhet të përfundojë deri në janar të 2019-s.

Propozuesi i ndryshimeve kushtetuese, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev beson se ka më shumë se 2/3 e votave.

“Unë shpresoj se do të mbeten në qëndrimet fillestare, sepse më 1 dhjetor do t’i kumtojmë amendamentet me të cilat do ta verifikojmë qëndrimin serioz ndaj diskutimeve dhe propozimeve të opozitës të amendamenteve kushtetuese, që sipas meje nënkupton vërtetim të 2/3 së shumicës, por edhe rritjen e saj, por kjo është vetëm shpresë e imja”, tha Zaev.

Diskutimi, miratimi i draft amendamenteve në komisionin kuvendar dhe votimi i dytë, vjen pas fazës që rezultoi me hapjen e kushtetutës së Maqedonisë, më 19 tetor të 2018-s në Kuvendin e Maqedonisë, e cila u mundësua me votën “për” të 80 deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë, përfshirë edhe 8 deputetë të VMRO-DPMNE-së, të cilët pasi që u përjashtuan nga partia, në Kuvendin e Maqedonisë veprojnë në kuadër të grupit parlamentar të pavarur, për të cilin u formua Komision për Pajtim Nacional.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button