“Shpëtoni ushtarin Karius”, vijojnë gafat në Europë

Gabimet në finalen e Champions League, që i kushtuan trofeun Liverpool-it, duket se kanë lënë gjurmë të thella te Loris Karius, i cili duket se nuk e ka marrë kurrë veten.

Kanë kaluar 6 muaj që nga ajo finale e mallkuar kundër Real Madridit, por ndoshta portieri gjerman e vuan shumë psikologjikisht kthimin në fushë kur luan në kupat e Europës.

Tashmë te Besiktas, Karius ka bërë herë pas here ndonjë gabim të vogël, por dje në Europa League, në Sarpsborg, u kthye ai i finales Champions, transmeton Telesport.

Besiktas duhej të fitonte për të qëndruar në garë për kualifikim dhe ia doli mbanë me një pjesë të dytë spektakolare, por në pushimin e ndeshjes ishte humbur 2-0 dhe faji mund t’i vihet edhe portierit.

Që në minutën e parë Karius doli nga zona për të larguar një top, por doli huq dhe sulmuesi kundërshtar shënoi me portën bosh.


Edhe në Malmo një gol ishte tragjikomik dhe Karius vazhdon të ndërlikojë ndeshjet e Besiktas-it, edhe pse klubi turk pretendon se do ta blejë përfundimisht nga Liverpool.

Pak minuta pas golit erdhi një tjetër gafë, një skenë komike, me Karius që nuk arrin të ndalojë një top të lehtë që për fat shkoi jashtë. Edhe goli i dytë i Sarpsborg mund të evitohej, me një vendosje më të mirë në portë. Tifozët e Besiktas-it janë tërbuar me portierin e pafat, i cili me sa duket nuk do të kthehet më kurrë në nivele të larta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button