Ndihma e Shpejtë, ministri Filipçe ikë kur i kërkohet përgjigje se pse përdor kriter që nuk ekziston

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, pas konferencës për media që u mbajt sot në Ministrinë e Shëndetësisë, vendosi të ikë dhe nuk dha përgjigje në pyetjen e Portalb.mk se: “Pse gjatë furnizimit të 12 autoambulancave të Ndihmës së Shpejtë ka përdorur kriter që nuk ekziston dhe e a do të heqë dorë nga deklarata?“.

Portalb: Ministër, furnizimin e 12 autoambulancave e keni bazuar në kriter që nuk ekziston. A do të hiqni dorë nga kriteri?

Ministri: Nuk është e vërtetë se nuk ka standard. Do t’ua dërgoj dokumentet nga organizata që i definon ato standarde.

Pas konferencës, në momentin kur gazetarja e Portalb-itit i afrohet ministrit për të kërkuar dokumentin, ministri ikë.

Kjo është e treta herë që ministri thotë se ka standard, dhe se do ta dokumentojë, por në dokumentet që i dërgoi, për të cilat ai thotë se është standardi, nuk theksohet se: “Për 50 mijë banorë duhet të një autoambulancë”.

LEXO: Për furnizimin e autoambulancave ministri Filipçe bazohet në standard që nuk ekziston!

Furnizimi i 12 autoambulancave të Ndihmës së Shpejtë, dhe shpërndarja e 6 prej tyre vetëm në Shkup, siç u kumtua në media dhe nga Ministria e Shëndetësisë, u bazua në kriterin “që për 50 mijë banorë duhet të ketë 1 autoambulancë”. Si Ministria ashtu edhe disa prej mediave e cituan Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), madje disa thanë se është kriter evropian, por askush nuk e bëri publik dokumentin e standardit të cituar.

Portalb ka një kohë të gjatë që është duke e hulumtuar mënyrën e funksionimit të shërbimit të Ndihmës së Shpejtë në Maqedoni dhe në shtetet tjera, por për numrin e autoambulancave nuk ka hasur ndonjë kriter. I vetmi publikim i OBSH-së që është onlajn, shkruan për buxhetin, numrin e ekipeve, numrin dhe llojin e autoambulancave të Ndihmës së Shpejtë në shtetet evropiane si dhe në shtetet pretendente të jenë pjesë e BE-së, por në të nuk është caktuar kriter “për sa banorë duhet të shërbejë një autoambulancë e Ndihmës së Shpejtë.” Në konferencën për media që u mbajt më 17 nëntor të 2018-s, ku u kumtua për furnizimin e 12 autoambulancave, dhe u tha se me këtë furnizim përmbushen standardet e OBSH-së.

LEXO më shumë për dosjen: Joefikasiteti i Ndihmës Mjekësore të Shpejtë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button