QYTETI

Se këtu çfarë bëra gabim ish gjithmonë dhe zemra ime, si një trup i vdekur, rri e varrosur.

Ti thua: `Do të shkoj në një vend tjetër,

në një det tjetër

e do ta gjej një qytet më të mirë se ky.

Se këtu çfarë bëra gabim ish gjithmonë

dhe zemra ime, si një trup i vdekur, rri e varrosur.

Sa mendime të mia do të derdhen ende këtu?

Ngado që të kthehem, ngado që të shikoj

i shoh vetëm rrënojat e zeza të jetës sime

në këtë qytet

ku kalova aq shumë ditë, duke i shpenzuar kot

e duke i shkatërruar’.

‘Por jo, një vend tjetër, një det tjetër

nuk do të gjesh ti,

ky qytet përgjithmonë do të të ndjekë.

Rrugëve të njëjta do të bredhësh, duke u plakur

në fqinjësinë e njëjtë, në po ato shtëpi do të drobitesh.

Do të dërrmohesh gjithmonë në këtë qytet,

mos shpreso se do të gjesh një tjetër.

S’ka anije për ty, as rrugë tjetër.

Dhe, jetën tënde që e ke shkatërruar këtu

e ke tretur në tërë botën’.

 

Poezi nga Silvija PLATH
Përktheu: Xhabir AHMETI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button