Eco Guerlla: Ramije Avziu nga Inspektorati i Komunës së Tetovës të tregojë se çka ka ndërmarrë për ndotësit e ajrit

OJQ Eco Guerilla nëpërmjet në postimi në rrjetin social Facebook e fton drejtoreshën e Inspektoratit ekologjik të Komunës së Tetovës, Ramije Avziu që të jetë më transparente dhe t’i njoftojë qytetarët se çka kanë ndërmarrë konkretisht për ndotësit e ajrit, transmeton Portalb.mk.

“Ramije Avziu, drejtore e Inspektoratit ekologjik të Komunës së Tetovës duhet të njoftojë qytetarët se çka kanë ndërmarrë konkretisht për ndotësit industrial me licencë B, sa kontrolle kanë realizuar, sa dënime kanë shqiptuar dhe sa ndotës që nuk i kanë standardet i kanë mbyllur. Transparenca do të ndihmojë në informimin e drejtë të qytetarëve”, shkruan Eco Guerilla në Facebook.

Foto e dërguar nga qytetarë për ndotjen nga fabrika e mobiljeve Molika.

Sa i përket efikasitetit të inspektoratit, ai është i paaftë të gjejë zjarrvënësit e mbeturinave në qytetin e Tetovës.

Ndryshe, komuna e Tetovës mbetet e mbyllur edhe për gazetarët e Portalbit për të marrë informata që janë në interes publik.

Në intervistën më të fundit të  Portalb.mk dhe Vertetmates.mk, kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi premtoi se do të jetë transparente dhe ekipi me marrëdhënien me publikun do ta bëjë të njëjtën, por siç duket ky premtim mbetet i vështirë për ta realizuar. Të njëjtën e premtoi edhe më herët në debatin Jeta në Maqedoni si dhe në mandatin e kaluar të saj. Kjo komunë nuk është në listën e komunave më transparente në Maqedoni.

LEXO: Ja çfarë premtoi Teuta Arifi se do të realizojë gjatë mandatit të ri si e para e Tetovës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button