Të japish e të shkurtosh të drejtat e tjetrit…

Përse kemi aq pak simbole dhe vlera të përbashkëta në shpoqërinë tonë multietnike dhe multikulturore, siç është Nëna Tereze, me emrin e së cilës u emërtua autostrada Tetovë - Shkup?

Para pak vitesh, S.T. – gazetar i programit në gjuhën maqedonase të DW (Dojçe vele-s), të cilin e kam dhe kolg pune, bëri një intervistë me mua. Ndërkohë, unë e kisha harruar këtë gjë, po kolegu ma kujtoi, duke ma sjellur të daktilografuar në maqedonishte gjithë atë që kisha thënë në intervistrën e bërë në vitin 2015. Dhe, meqë tema e intervistës m’u duk interesante, e përktheva për lexuesit e mi të PortAlb-it, me shpresë së do ta pëlqejnë.

DW: Përse kemi aq pak simbole dhe vlera të përbashkëta në shoqërinë tonë multietnike dhe multikulturore, siç është Nëna Tereze, me emrin e së cilës u emërtua autostrada Tetovë – Shkup?

F.S.: Keni të drejtë kur thoni: “…kemi aq pak simbole dhe vlera të përbashkëta në shoqërinë tonë multietnike dhe multikulturore”. Është kështu për shkak të politikës së mbrapshtë të të gjitha qeverive të etë Maqedonisë, të cilat fshehen pas floskulës së shoqërisë multietnike e multikulturore dhe ndërtojnë me ankth shtetin njënacional dhe gjithë gjërat që nënkupton një ngrehinë e tillë. Ky tip shteti njihet më së miri gjatë karnevaleve parazgjedhore…

Por, më lejoni të shtoj edhe diçka. Ju, si vlerë të përbashkët të shqiptarëve dhe maqedonasve e përmendni Nënën Tereze, por, e vërteta është ndryshe, sepse Nena Tereze nuk mund të llogaritet si vlerë e përbashkët për aq kohë sa maqedonasit e mohojnë përkatësinë etnike të nobelistes sonë, e cila e ka thënë sa e sa herë publikisht se rrjedh prej një familjeje shqiptare. Ky këndvështrim ndaj gjërave flet se, mjerisht, në Maqedoni si vlera të përbashkëta konsiderohen vetëm përsonalitetet që tentohet të përvetësohen kubarisht prej “tjetrit”, me çka venitet dëshira për simbole përbashkuese, që duhet të presin kohëra më racionale…

DW: A shihni simbole të tjera të përbashkëta dhe cilët janë ato konkretisht?

F.S.: Simbole të përbashkëta mund të ekzistojnë, por, siç theksova më lart, ato keqpërdoren sistematikisht për qëllime utilitare politike. Meqë është kështu, duhet punë për të ardhur gjer tek ato. Sipas meje, simbolet nuk duhet kërkuar me çdo kusht te personalitetet e shquar të historisë, sepse aktualisht këtë nuk dimë ta bëjmë ashtu siç u ka hije fqinjëve të sinqertë, bashkëqytetarëve, bashkëvendasve… Shi për këtë, gjersa të rrënohen muret mentale të lidëreve të këtij vendi, mendoj se simbolet e përbashkëta duhet t’i kërkojmë në intereset e kohërave të ardhshme, te secili njeri me vullnet të mirë, i cili e konsideron “tjetrin” si vetveten, te secili intelektual, veçanërisht te secili politikan, i cili e di se ka kaluar koha e matrapazllëqeve politike, përgjatë të cilave dikush jep dhe shkurton të drejtat e “tjetrit”, sipas tekeve të tij…

DW: Si të kultivohen, pra, këto simbole dhe vlera?

F.S.: Mendoj se iu përgjigja pyetjes suaj. Gjithçka mund të tejkalohet, nëse nisim ta kultivojmë tolerancën dhe respektin ndaj “tjetrit” (atij me të cilin jetojmë dhe ndajmë fatet e përbashkëta dhe shpresat për një të ardhme më me diell…), nëpër shtëpitë tona dhe nëpër institucionet arsimore të të gjitha niveleve.

DW: Letërsia është fusha e mendjes dhe shpirtit të njeriut. Ajo ofron shumë mundësi për gjetjen e vlerave të përbashkëta të shqiptarëve dhe maqedonasve, si: humanizmi, dashuria ndaj njerëzve, këndshikimet pozitive ndaj etnive të tjera… Si t’i afrohen publikut lexues maqedonas vlera “të përbashkëta” universale, si poezitë e Linditë Ahmetit, fjala vjen, kur publiku maqedonas, ose di pak ose nuk e njeh fare poeteshën shqiptare? Si të njihet publiku lexues shqiptar në Maqedoni me krijimtarinë dhe vlerat “e përbashkëta” të Nikolla Maxhirovit, që janë promovuar gjithandej në Evropë e botë, por jo sa duhet për etninë shqiptare në Maqedoni?

F.S.: Edhe unë mendoj se letërsia mund të shfrytëzohet për një të ardhme më të mirë të dy etnive më të mëdha në Maqedoni. Lexuesit nuk janë fajtorë për mosnjohjen e poezive të Linditë Ahmetit dhe të Nikolla Maxhirovit. Janë insatitucionet ato që duhet të mendojnë për këto gjëra, Ministria e kulturës, në radhë të parë. Si njeri, si intelektual dhe si profesor universitar, do të doja qysh nësër të fillojë njohja e mirëfilltë e njerëzve dhe etnive tona nëpërmjet letërsisë dhe vlerave kulturore. Për t’u arritur kjo, politikanët dhe intelektualët me ndikim, të cilët, në vend se t’i afrojnë, i ndajnë njerëzit nga njëri-tjetri dhe mbjellin urrejtje të vazhdueshme ndëretnike…, patjetër duhet ta respektojnë para të tjerëve amanetin e heroit të tyre Goce Dellçevit dhe pikëpamjet e tij ndaj botës si fushë garimi ndërmjet njerëzve dhe etnive nëpërmjet vlerave kulturore…

DW: A keni dëshirë të plotësoni diçka, nëse mendonis e edha ajo mund të jetë me interes për intervistën me këtë temë për DV (Dojçe velen)?

F.S.: Po. Do të doja t’ju falënderoj që e ngitët temën lidhur për vlerat dhe simbolet e përbashkëta të shoqërisë së ketij vendi dhe që ma dhatë mundësinë ta shpreh lidhur më këtë mendimin tim. Dua të besoj se kolegët tuaj gazetarë do ta bëjnë të njëjtën, sepse mediumet ushtrojnë ndikim të madh në politikbërje. Si të tilla, ata mund ta ndriçojnë ose ta errësojnë fare të tashmen dhe të ardhmen tonë.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button