Serwer: Mesazhet e SHBA-së nuk thonë asgjë, dihet kufiri i Kosovës

Fakti se Pompeo dhe Bolton në bisedime me Thaçin kanë ftuar Serbinë e Kosovën të arrijnë marrëveshje dhe se është koha për të, nuk do të thotë asgjë, ka thënë Daniel Serwer, transmeton Koha.net. 

Profesori i Universiteti John Hopkins në Washington për Zërin e Amerikës në gjuhën i ka komentuar bisedimet që kryetari i Kosovës Hashim Thaçi i ka zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë me sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo dhe me këshilltarin për Siguri kombëtare John Bolton.

Siç kanë përcjellë agjencitë, zyrtarët amerikanë pas bisedave me Thaçin, kanë deklaruar se e kanë ftuar Serbinë e Kosovën të arrijnë marrëveshje dhe se“është koha për të”. Megjithëkëtë, Serwer mendon se kjo ftesë nuk do të thotë se marrëveshja është afër ashtu siç e kanë interpretuar disa medie, transmeton Koha.net.

“Nuk është keq që të bëhet thirrje për arritje të marrëveshjes, por nuk shoh që ky të jetë momenti special, Mendoj se thirrja për arritje të marrëveshjes së shpejtë është kundërproduktive… Vetëm fakti që thonë se “marrëveshja duhet arritur sa më shpejt”, nuk do të thotë se kjo edhe do të ndodhë.

Dhe nuk tingëllon bindshëm. Shpresoj që pas këtyre fjalëve të ketë dhe ndonjë përmbajtje … Të dy palët duhet ë ulen e t’i zgjidhin çështjet e hapura, por nuk shoh asnjë tregues se kjo po ndodh tash”, ka thënë për voa Serwr. Ai ka pohuar se “ideja e re e Thaçqit për definimin e kufijve është më e mirë sesa ideja për korrektimin ose ndarjen etnike, ndërsa e ka propozuar edhe demarkimin e kufirit “Dihet ku është kufiri i Kosovës. Çështje kryesore nuk do të jetë përcaktimi i tij.

Natyrisht se kur bëhet fjalë për demarkimin, gjithmonë duhet marrë para sysh korrigjimet e vogla, sepse kufiri ish nuk mund të kalojë nëpër dhomën e ditës të dikujt. Për shembull, Maqedonia dhe Kosova e kanë bërë këtë me sukses dhe të dy vendet kanë përmirësuar marrëdhëniet “, ka thënë Serwer. Ai ka vlerësuar se “Kosova dhe Serbia nuk janë afër marrëveshjes, ndër të tjera edhe për shkak të doganës që Prishtina ka vendosur ndaj mallrave serbe dhe arrestimit të të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit”.

Serwer ka theksuar se “për bisedimet e mëtejme ka rëndësi vullneti politik i kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe i kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi, “ndërsa nuk është i domosdoshëm që dialogu të vazhdohet në Bruksel”. “Nëse liderët kanë vullnet politik, ka shumë vende ku mund të takohen. Në Bruksel, edhe pa medie, edhe në Washignton ka disa lokale ‘Starbax’ ku mund të ulen e të flasin. Mendoj se dy kryetarët kanë arsye të mëdha për marrëveshje. Serbinë e dëmton kjo situatë drejt anëtarësimit në BE e po ashtu edhe Kosovën e pengon në rrugën e saj për Bashkimin Evropian.

Mendoj se presioni ndaj dy liderëve do të jetë i madh, por nëse kanë vullneti politik për t’u takuar, vendi nuk është problem. Ja munden edhe në zyrën time, po deshën”, ka përfunduar Serwer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button