Ndihma e Shpejtë arriti në gjykatë pasi u sëmur i akuzuari Munir Pepiq

Sot, në seancën gjyqësore për ngjarjet e “27 prillit”, të akuzuarit Munir Pepiq iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe për këtë shkak është ftuar Ndihma e Shpejtë që të intervenohet më shpejtë. Pas kësaj ngjarje, gjykatësi Osman Shabani e shtyu seancën e sotme për këtë rast, transmeton Portalb.mk.

Në fillim të gjykimin për ngjarjet e “27 prillit”, gjykatësja Dobrilla Kacarska njoftoi se mjekët e kanë kontrolluar Pepiq dhe se gjendja shëndetësore e tij është më mirë dhe do mund të vazhdohet me gjykimin, por ai sërish është sëmurë dhe seanca u ndërpre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button