Trump anuloi takimin me Putin gjatë Samitit të G20-tës

Presidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës (SHBA), Donald Trump, anuloi takimin e planifikuar me homologun e tij rus të premten në kuadër të samitit të G20-tës në Argjentinë, duke cituar si arsyetim tensionet e midis Rusisë dhe Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Bazuar në faktin se anijet dhe marinarët nuk janë kthyer në Ukrainë nga Rusia, kam vendosur se do të ishte mirë për të gjitha palët relevante të anulonin takimin tim të planifikuar më parë të mbahet në Argjentinë me presidentin Vladimir Putin”, tha Trump në rrjetin social Twitter.

Megjithatë, Trump shprehu shpresë për një takim dypalësh të ardhshëm me Vladimir Putin, duke thënë se ai “pret një samit kuptimplotë sapo të zgjidhet situata”.

Të dielën, Rusia konfiskoi tri anije të marinës ukrainase së bashku me 23 anëtarë të ekuipazhit në afërsi të gadishullit të Krimesë, duke akuzuar Kievin për hyrje në ujërat e saj territorial dhe nxitje të konfliktit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button