Kushtet në shkolla: Është zgjidhur problemi në shkollën ‘Imri Elezi’, u hap paralelja e re

Pas shkrimeve të njëpasnjëshme të Portalb.mk më në fund u zgjidh problemi i shkollës fillore ‘Imri Elezi’ në lagjen Dizhon të komunës së Çairit, ku drejtoresha e shkollës, Merita Koxhaxhiku bën të ditur se është hapur paralelja e re në klasat e para, në të cilat kishte 108 nxënës që mësonin në tre paralele, dhe kështu tejkalohej numri maksimal i lejuar me ligjin e arsimit.

LEXO:Kushtet në shkolla: Në “Imri Elezi” 108 nxënës mësojnë në tre paralele (FOTO)

LEXO:Kushtet në shkolla: MASH është në dijeni për shkeljen ligjore, kërkesa për shkollën ‘Imri Elezi’ është dërguar në Financa

LEXO:Kushtet në shkolla: Ministria e Financës dha pëlqimin për hapjen e paraleles së re në ‘ Imri Elezi’

“Në momentin që është sjellë miratimi nga ana e komunës, ne menjëherë kemi bë ndarjen e paraleles dhe tani më është në funksion dhe po zhvillohet mësimi i rregullt”, tha për Portalb.mk, Koxhaxhiku.

Sa i përket procedurës së shpallës së konkursit për punësim, nga Komuna e Çairit thanë se ajo bie nën kompetenca të shkollës që të bëjë përzgjedhjen, kurse Koxhaxhiku thotë se nuk kishte nevojë për konkurs pasi që tani më ishte një mësimdhënëse që ishte zëvendësim në këtë shkollë dhe plotësonte gjitha kushtet për të marrë vendim.

“Sapo është marrë miratimi nga Ministria e Arsimit dhe e Financës për punësimin e një mësimdhënësi ne kemi përcjell kërkesën në shkollën përkatëse, kurse shkolla është ajo që duhet të shpall konkurs dhe të përzgjedh mësimdhënësin”, tha për Portalb.mk, Kushtim Alla, zëdhënës i komunës së Çairit.

“Kësaj radhe nuk ishte e nevojshme që të hapet konkurs për punësim pasi që kishim një mësimdhënëse e cila për dy vite ishte zëvendësim dhe pasi që plotësonte të gjitha kushtet e kërkuara, vendimi i punës iu nda asaj”, tha Koxhaxhiku.

Ndryshe, shkolla fillore ‘Imri Elezi’ në lagjen Dizhon të komunës së Çairit, këtë vit shkollor e filloi me shkelje ligjore pasi që 108 nxënës të klasës së parë ishin të ndarë në tre paralele, dhe të trija tejkalonin numrin maksimal që është 34 nxënës në një paralele.

Sipas ligjit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, numri minimal i nxënësve në një paralele është 24 dhe maksimal 34, mirëpo paralele mund të formohet edhe me numër më të vogël nëse plotësohen kushtet.

LEXO më shumë për dosjen: Stërngarkimi i shkollave – shkelje ligjore

Çdo prind që ka ankesa për ndonjë parregullsi në shkollat fillore të Maqedonisë, mund të paraqet rastin te këto sektorë dhe persona përgjegjës pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës :

  1. Sektori për arsimin fillor

Sektori për arsim fillor përfshin dy njësi dhe atë:

-Njësia për arsim fillor

-Njësia për financimin e arsimit fillor dhe zhvillimin e karrierës

Udhëheqëse sektori:

Elena Ivanovska +389 2 3117 896 [email protected]

  1. Sektori për standarde të nxënësve dhe studentëve

Në këtë sektor ka dy njësi:

-Njësia për standard të nxënësve dhe

-Njësia për standard të studentëve

Përgjegjësit e këtyre sektorëve janë:

Qenan Sali +389 2 3117 896 [email protected]

dhe

Xhemile Idrizi  +389 2 3117 896 [email protected]

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button