Njohësit e çështjeve politike: Bashkimi i Mitrovicës është i pamundur

Ideja e Agim Bahtirit që Komuna e Mitrovicës së Veriut dhe ajo e Jugut të bashkohen ka ngjallur reagime të shumta. Por, njohësit e zhvillimeve politike thonë se një gjë e tillë aktualisht është e pamundur.

Propozimi i kryetarit  të komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, që Mitrovica e Veriut dhe ajo e jugut, të bashkohen në një komunë të vetme, është diçka që nuk mund të arrihet dot, thonë njohësit e çështjeve politike, transmeton Telegrafi.

Rasim Alija thotë se për bashkimin e dy mitrovicasve, duhet të ndryshohen ligjet në fuqi. Por, sipas tij  aktualisht nuk mund të  ndodhë një gjë e tillë.

“Përpjekja e radhës e Bahtiri për të bashkuar Mitrovicën, mund të konsiderohet e dështuar. Duhet dhënë fund iniciativave të tilla pasi nuk kanë gjasa të realizohen në praktikë. Nuk kanë gjasë sepse iniciativa ku Bahtiri është thirrur në ligjin për kufijtë administrativë. Për ndryshimin e këtij ligji duhen 2/3 e shumicës së kualifikuar”, deklaroi Rasim Alija.

Politologu,  Ramush Tahiri, shprehet  se për t’u bashkuar këto dy komuna duhet të merren pëlqimi edhe nga qytetarët e Mitrovicës veriore.

“Mendoj që deklarata e Agim Bahtirit është populiste dhe në kuadër të një politikantizmi sepse komunat janë krijuar me një qëllim të veçantë. Nëse kërkohet bashkimi duhet të respektohet Kushtetuta e Kosovës. Duhet të tregohet arsyeja e bashkimit, Nëse bashkimi bëhet për t’u marrë të drejtat serbëve dhe Komunës së Mitrovicës së Veriut ajo nuk mund të ndodhë. Asgjë pa vullnetin e banorëve të atyre mjediseve nuk mund të ndodh”, tha politologu Ramush Tahiri.

Kërkesën për bashkimin e dy komunave, Batihri e propozoi pasi kryetarët e katër komunave me shumicë serbe,  dhanë dorëheqje nga postet e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button