21 vjeçari kidnapoi dhe sulmoi fizikisht ish të dashurën

Sektori për punë të brendshme Tetovë, ka ngritur kallëzim penal kundër A.N.  (21) nga fshati Poroj i Tetovës, i cili  kidnapoi dhe sulmoi  fizikisht ish të dashurën.

Më 31.05.2018 i denoncuari së bashku me 20 vjeçarën nga fshati Kopanicë- Jegunvocë, me të cilën ka qenë në lidhje dashurie, me makinë, janë nisur drejt fshatit Gjermë, ku pas mosmarrëveshjes verbale, i njëjti e ka sulmuar fizikisht.

Më pas, i denoncuari është nisur drejt Tetovës, ku e ka lënë vajzën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button