OJQ-të kërkojnë të ndryshohet Propozim Ligji për tatim

Disa organizata qytetare kanë bërë kërkesë për ndryshimin e propozim ligjit për tatim dhe të ardhurat personale. Kërkesa lidhet me ndryshimin e një pike të propozuar në Ligjin për tatim dhe të ardhura personale. Konkretisht, në propozimin e ndryshimeve të ligjit propozohet ndryshim i cili ndikon negativisht në punën e OJQ-ve dhe më së shumti ndikon në organizatat rinore në të cilat punojnë të rinjtë.

OJQ vlerësojnë se nëse qëndron ndryshimi aktual i ligjit do të dëmtohen të rinjtë dhe vlerësojnë që propozimi nuk është bazuar në analiza, përkundrazi, në programe të cilat po zbatohen në Maqedoni që janë të papranueshme për të rinjtë, transmeton Mof.mk.

Në kërkesën organizatat theksuan ‘vendi jonë dhe institucionet duhet që në rend të parë t’i vendosin të rinjtë, të cilët janë një grup e të rrezikuarve social dhe kategori e cila më së shumti po largohet nga vendi. Në vendëse të vendosen të rinjtë dhe puna e organizatave rinore si prioritet, me këtë ndryshim vetëm bëhet dëm mbi të gjitha mundësitë e tyre dhe punës”.

Kërkesa e dorëzuar deri të Ministria e financës u nënshkrua nga 84 organizata qytetare, dhe tekstin e plotë të kërkesës mund ta gjeni këtu.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button