fbpx

Gjermani, kompania farmaceutike Bayer do të shkurtojë 12 mijë vende pune

Gjigandi farmaceutik gjerman, Bayer AG, theksoi do të shkurtojë 12.000 vende pune në mbarë botën, pasi kërkon të zvogëlojnë shpenzimet, raporton Anadolu Agency (AA).

Kompania me bazë në Leverkusen tha se detajet e shkurtimeve të fuqisë punëtore prej 118.200 punonjësve do të përpunohen në muajt e ardhshëm, por se ” numri i konsiderueshëm” i reduktimeve do të jetë në Gjermani.

Bayer këtë vit bleu farëra amerikane dhe prodhues për asgjësim të farërave të këqija, Monsanto Co. Theksohet se me “sinergjitë e pritshme nga blerja e Monsanto” dhe masat e tjera të efikasitetit dhe masave strukturore, duke përfshirë uljen e vendeve të punës, “Bayer parashikon kontribut vjetor prej 2.6 miliard euro nga viti 2022.”

Kompania thotë se një pjesë e fondeve do të përdoren për të forcuar konkurrencën dhe inovacionin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button