Elvana Gjata është ndaluar në Rinas për të dhënë dëshminë 40 minuta në polici

Pas disa javëve në kerkim policor si deshmitare, këngëtarja Elvana Gjata, është ndaluar të shtunën e kaluar në Rinas dhe më pas u shoqërua në ambientet e policisë së Tiranës dhe është marrë në pyetje, për masakrën e 4 tetorit në ish-Bllok, ku gjatë përplasjes se armatosur mes grupit të të dashurit të saj Ervin Mata me grupin e Ervis Martinajt, mbeti i plagosur ky i fundit, u vra shoku i tij Fabian Gaxha dhe u plagos miku i tyre Eljo Hato, shkruan Bordo.al. 

Sipas shqiptarja.com, këngëtarja ishte nisur jashtë vendit vetëm pak orë pas ngjarjes së rëndë dhe nuk dihej se ku ndodhej deri të shtunën e kaluar. Gjata ka dhënë dëshminë e saj në policinë e Tiranës ku ka pranuar se ka qenë e pranishme në 4 tetor 2018 në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Në dëshminë e saj që thuhet se ka zgjatur 40 minuta, artistja ka rrëfyer se ka qenë përpara lokalit “Monopol” ku ka ndodhur ngjarja pasi i ka dhënë çelsat e shtëpisë të fejuarit të saj, Ervin Mata. Sipas dëshmisëbsë dhënë Elvana dhe Ervini janë takuar në trotuar dhe pikërisht në këtë moment janë afruar disa djem dhe i kanë folur të fejuarit të saj, me të cilin kanë filluar të shtyhen.

Në këto momente dyshohet se personat që u konfliktuan me Ervin Matën e kanë sharë këtë të fundit duke i përmendur edhe të fejuarën, e kjo ka sjellë agravimin e konfliktit, teksa në ndihmë të Matës ka shkuar edhe Marviol Bilo, por personat e tjerë janë larguar në drejtim të Sky Tower. Në bazë të dëshmive të personave të pyetur por edhe hetimeve nga grupi hetimor, rezulton se shkak për sherrin nuk ka qenë ngacmimi i këngëtares, por një sherr i mbartur i të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari, bashkëshorti i ish-Miss Albania, Suada Sherifi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button