BE: Marrëveshja aktuale e Brexit-it “mënyra e vetme e mundshme”

 Kryenegociatori i Bashkimit Evropian (BE) për Brexit-in, Michel Barnier, ka deklaruar se traktati aktual i tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar është “marrëeshja e vetme e mundshme”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në dhomën e Parlamentit të BE-së, Barnier vuri në dukje se marrëveshja e dakorduar me kryeministren britanike, Theresa May, është më e mira që mund të arrinin.

“Duke pasur parasysh rrethanat e vështira të këtyre negociatave dhe duke pasur parasysh kompleksitetin ekstrem të të gjitha çështjeve të tërheqjes britanike… kjo marrëveshje është e vetmja dhe më e mira e mundshme”, theksoi Barnier.

Barnier këmbënguli se tani është koha për ratifikim, duke theksuar se “Jam i bindur se do të jemi në gjendje të punojmë së bashku për një partneritet të vërtetë dhe të pashembullt”.

Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar do të votojë për marrëveshjen e Brexit-it më 11 dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button