Milloshoski Zaevit: Keni punësuar 50 persona në Qeveri t’ua pëlqejnë postimet në Fejsbuk

“Nëse Fejsbuk (Facebook) dhe Gugëll (Google) do të investojnë varet nëse Maqedonia do të hyjë në Bashkimin Evropian dhe NATO që të kemi siguri”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur në pyetje deputetësh, deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski në seancën e sotme kuvendore, njofton Portalb.mk.

“Presim që Maqedonia të ketë ardhmëri të sigurt me anëtarësimin në NATO dhe BE, filluam me procesin e skriningut. Mund të ndodh të investojmë, vazhdojmë të bisedojmë dhe kur të ketë diçka konkrete do të kumtojmë”, u përgjigj Zaev, në pyetjen e Milloshoskit në pyetjen nëse ka avancim në bisedimet me Fejsbuk dhe Gugëll që të njëjtët të investojnë në Maqedoni.

Milloshoski i tha Zaevit se në një emision televiziv në shtator të vitit 2017 ka thënë se bisedojnë ne Fejsbuk dhe Gugëll, ndërkaq më 19 shtator të vitit të kaluar, është takuar me drejtorin ekzekutiv Xherard Koen të cilit Zaev ia ka prezantuar kushtet për investim në Maqedoni.

“Punësim të 50 njerëzve në Qeveri që t’i pëlqejnë postimet e tuaja është investimi i vetëm që e keni bërë nga Fejsbuk. Kur i paralajmëruat investimet, nuk thatë se do të vijnë pas anëtarësimit në BE dhe NATO. Tani del se keni gënjyer për investimet e huaja, ndërkaq anëtarësimin në BE dhe NATO e shfrytëzoni si alibi për dështimin tuaj. A është investim i huaj serioz punësimi i 14 personave në “KFC”? Keni dashur të krijoni fotografi se diçka po punoni, por nuk keni aftësi t’i sillni ose ekipi juaj nuk ju jep të dhëna të besueshme”, thotë Milloshoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button