Nxënësit e shkollave të mesme të Tetovës protestuan kundër ndotjes së ajrit

Një grup i nxënësve të shkollave të mesme të Tetovës sot kanë shprehur pakënaqësi nga gjendja e ndotjes së ajrit në qytet me protestë të qetë në sheshin e qytetit, që u drejtuan deri te Komuna e Tetovës. Ata thanë se pushteti lokal nuk ndërmerr asnjë masë për përmirësimin e gjendjes dhe nëse vazhdon kështu, do të fillojnë ta bojkotojnë mësimin, transmeton Portalb.mk.

“Institucionet kompetente për shtatë ditë të ndërmarrin masa konkrete ose do të fillojmë ta bojkotojmë mësimin. Kryetarja e Tetovës nuk u shfaq sepse nuk i intereson mendimi ynë. Protesta ishte e paralajmëruar”, theksoi një nxënës.

Ato thërrisnin “Ajër të pastër” dhe “Stop me ndotjen” dhe ishin të pranishëm nxënës maqedonas nga shkolla e mesme të ekonomisë dhe nga gjimnazi “Kiril Pejçinoviq”.

“Një pjesë e drejtorëve dhe profesorëve nuk i kanë lejuar nxënësit e shkollave tjera të marrin pjesë në protestë. E njëjta ka ndodhur edhe me nxënësit që mësojnë në shqip. Kemi informata se edhe disa prindërve u është bërë presione që fëmijët e tyre mos të dalin në protestë”, deklaruan nxënësit.

Të hënën protestuan edhe disa nxënës të shkollave fillore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button