Mogerini mund të ketë takim me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor

Komisioni Evropian është duke e shqyrtuar mundësinë që përfaqësuesja e lartë për politik të jashtme Federika Mogerini, në muajin dhjetor të takohet me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, njofton Portalb.mk.

Siç supozojnë mediat rajonale, duke u thirrur në burime nga Brukseli, do të bëhej fjalë për një takim me kryeministrat e Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Serbis, dhe Maqedonisë.

Data e mundshme për takimin është 19 dhjetori dhe temat do të jenë bashkëpunimi rajonal dhe procesi i integrimit evropian, së bashku me një pasqyrë të reformave të ndërmarra gjatë vitit 2018, vit ky i cili u  shpall i rëndësishëm për procesin e zgjerimit dhe hapat e ardhshëm në rrugë në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button